Ecopad, tableti që karikohet me prekje
Tashmë mund të duket e paarritshme, por brenda pak vitesh mund ta kemi në duart tona. Bëhet fjalë për një concept të ri të tabletit të krijuar, të quajtuar Ecopad, që nuk ka nevojë për karikues të jashtëm, por karikohet duke punuar.
Ky prototip i ri, që aktualisht është në fazën e një koncepti të realizuar dhe prezantuar vetëm virtualisht, është krijuar nga tre inxhinjerë Jun-se Kim, Yonuguu Do dhe Eunha Seo. Menjëherë pas prezantimit të këtij modeli, në adresën “Yanko Design”, numri i përdoruesve që e kanë pëlqyer këtë koncept ka arritur shifra.
Bëhet fjalë për teknologjinë e ashtëquajtur “Fuqia e të Prekurit”, ku brenda këtij tableti mendohet të instalohet pajisja “nano piezoelectricity film”, që arrin të kthejë çdo prekje në elektricitet, e rrjedhimisht në energji.
Ecopad pritet të kthehet shumë shpejt në një tablet real, ndërsa tre inxhinjerët janë në pritje të ofertës për të realizuar tabletin që do të revolucionarizonte pajisjet teknologjike.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)

Nuk ka komente:
Posto një koment