Gjermani, ndalohet trangulli
Gjermaneve u është kërkuar të mos konsumojnë më kastravece deri sa analizat shkencore të identifikojnë burimin e shpërthimit të epidemisë vdekjeprurëse nga Escherichia Coli që ka marrë 10 jetë njerëzish nëpër Europë.
Kastravece organike te importuar nga Spanja besohet te jene shkaku i semundjes, megjithate testime te metejshme po kryhen per percaktimin e sakte te origjines se bakterit vrases. Perimet e prekura prej tij kane lene qindra vete me probleme te veshkave ne Suedi, Danimarke, Hollande dhe Britani.
Te dielen, edhe autoritetet ceke e ato austriake terhoqen nga tregu sasi kastravecesh te kultivuar ne Spanje. Tranguj te infektuar nga Escherichia Coli jane eksportuar edhe ne Hungari dhe Luksemburg. Dy sera ne Spanje te identifikuara si burim i semundjes jane mbyllur, ndersa po hetohet per te pare nese ka edhe vatra te tjera. Epidemia, te cilen qendra europiane per parandalimin dhe kontrollin e semundjeve e cileson si nje nga me te medhate te raportuara ndonjehere ne Gjermani, ka goditur me rende zonen e Hamburgut.
Ajo qe cuditi ekspertet ishte fakti qe semundjet e shkaktuara nga Escherichia Coli zakonisht prekin femijet sidomos ata nen moshen 5 vjec, por ne rastin e Gjermanise, 90% e te infektuarve jane te rritur, dhe dy te tretat e tyre gra. Shkencetaret do te analizojne ADN-ne e bakterit, me shpresen se kjo do te ndihmoje te hidhet drite edhe mi menyrat e pikasjes se tij qe ne fazat e hershme te infektimit.
Semundja nuk eshte ngjitese, por mund ta kalohet nga nje njeri tek tjetri, nese personi i prekur pergatit ushqim per te tjeret. Sipas autoriteteve gjermane, burimi i epidemise qe shkakton bllokim te veshkave, diarre hemorragjike dhe demtim te sistemit nervor eshte ende aktiv, cka do te thote se epidemia mund te vazhdoje te perhapet.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)

Nuk ka komente:
Posto një koment