Nje i pasur afrikan martohet me 4 gra njekohesisht

Nje rasti shume i rralle i nje 44-vjecari te pasur nga Afrika e Jugut, i cili eshte martuar me kater gra njekohesisht, sipas tij per te kursyer para dhe per te shmnagur tradhetine.
Poligamia lejohet me ligj ne Afriken e Jugut, madje eshte aq e perhapur sa edhe presidenti i vendit Jacob Zuma ka tre bashkeshorte.
Protagonisti i ngjarjes se rralle quhet Milton Mbhele dhe eshte drejtues i komunes se Indakas. Ai ka mberritur ne ceremoni me nje limuzine te bardhe, i shoqeruar nga 4 bashkeshortet e tij te ardhshme.
“Nuk eshte mire te kesh nje grua dhe 30 te dashura qe te marrin leket. Mund te them se ishte dita me e shumepritur gjate te gjithe jetes time”, thote vete Mbele, i cili i veshur me nje kostum te bardhe ka shkembyer unazat me nuset e tij, edhe ato te veshura me fustane te bardha. Grate nga ana e tyre nuk e kane konsideruar aspak problem, teksa nuk shohin asgje te cuditshme ne kete lidhje poliglote.
Mbele  thote se edhe pse ndahet ne kater, dashuria e tij eshte e barabarte dhe se mes grave ekziston konkurenca u shpreh dhendrri qe ne altar eshte detyruar te thote kater here “po”. Me e reja ne moshe eshte Smangele Cele, 23 vjec, ndersa nga 24 jane Zanele Langa dhe Happiness Mdlolo. Ndersa me e madhja eshte Thabile Vilakaz, me te cilen Milton ka qene martuar me pare per 12 vjet me radhe.


Nuk ka komente:

Posto një koment