Pronari shqiptar i picerisë Nino’s Bellissima në New York, Nino Selimaj, ka gjetur kombinimin perfekt të një pice që kushton 1 mijë dollarë. Kjo është një nga dhjetë picat më të shtrenjta në botë.
Ninos i lindi kjo ide qysh më 2007 dhe iu desh një vit për të gjetur kombinimin perfekt të përbërësve të picës. Çdo copë e picës shitet për
250 dollarë.
Pavarësisht krizës ekonomike, Selimaj thotë se ka mysafirë që vijnë të provojnë picën e tij, transmetojnë mediet kroate.
Pica më e shtrenjtë në botë kushton 2 400 dollarë dhe mundet të gjendet në restorantin Margo’s në Maltë.

Nuk ka komente:
Posto një koment